Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka pranuar rritjen e çmimet për shërbimet që ofron

Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka pranuar rritjen e çmimet për shërbimet që ofron. Në reagimin që vjen pas raportimit të çmimeve të reja në media, DPSHTRR thotë se bashkë me çmimet janë zgjatur edhe afatet e shërbimit.

“Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit”, thotë DPSHTRR, ndërsa saktëson se çmimet e reja hyjnë në fuqi prej 5 Shkurtit.

Tarifat e reja

  • Sipas DPSHTRR: Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite dhe nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti.
  • Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite.
  • Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare dhe nga 500 lekë/vit bëhet 333 lek/vit.
  • Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C.

.

Në njoftim nuk përmenden rritja e tarifave për ritestimin e njohurive teorike dhe praktike.

Tags:
Share :

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *