Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka treguar një tjetër risi për patentat. Sipas një njoftimi në mediat sociale DPTRR shkruan se  tashmë do të ketë një shërbim të ri për patentat  që do hyjë në fuqi pas 16 shtatorit.

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka treguar një tjetër risi për patentat. Sipas një njoftimi në mediat sociale DPTRR shkruan se  tashmë do të ketë një shërbim të ri për patentat  që do hyjë në fuqi pas 16 shtatorit.

Më tej shkruhet se qytetarët mund të marrin dublikat të patentës, pa qenë nevoja për raport mjekësor, apo për foto të re. procedurat e reja shkurtojnë kohë dhe ju japin fund sorrollatjeve të qytetarëve, që duhet të paraqiteshin disa herë për të marrë patentën.

Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga 16 Shtatori tjetër RISI! Humbje/shkatërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht – s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)). Zgjidhet më kollaj tërë meseleja! ?

Eliminojmë mijëra ecejake, miliona minuta radhë sportelesh, orë trafiku e angari! ? U kursejmë mijëra qytetarëve karburant, kohë, tarifa vërtetimesh e shërbimesh! ? Korrigjojmë sistemin eDM konform Kodit Rrugor dhe me fokus interesin e qytetarit! Më lirë! Më shpejt! Më pak stres! ? #ÇdoGurDoLëvizimPërLehtësiQytetarit #DPSHTRR #MIE #ShërbimeKorrekte

Korrigjojmë sistemin eDM konform Kodit Rrugor dhe me fokus interesin e qytetarit!

Tags:
Share :

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *